Ish-portieri dhe trajneri i portierëve i Francës, Bruno Martini, ka vdekur sot në moshën 58-vjeçare, pas një arresti kardiak.
Martini i përfaqësoi Francën në 31 ndeshje dhe njihet më së miri për paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian 1992 kundër Anglisë, Suedisë dhe Danimarkës,
Ai ishte trajner i portierëve në ekipin kombëtar të Francës nga viti 1999 deri në vitin 2010. Franca e fitoi Kampionatin Evropian 2000 dhe ishte finaliste e Kupës së Botës 2016 gjatë asaj kohe.
Ai i zhvilloi 139 ndeshje për Auxerre dhe 113 për Montpellier.
Noel le Graet, presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, tha se Martini është pjesë e historisë së futbollit francez.
“Ai dinte si t’u shërbente të tjerëve me përvojën teknike, nivelin e lartë dhe cilësitë e veta njerëzore”, tha ai.
“Ai ishte njeri i jashtëzakonshëm. Bruno është pjesë e historisë së futbollit francez dhe ne nuk do ta harrojë këtë”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...