PSG dhe Newcastle i kanë ndarë pikë në rrethin e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Skuadra angleze kishte fituar në shtëpi 4-1, ndërsa sonte tregoi se nuk fituan rastësisht në Angli edhe pse e lëshuan epërsinë në sekondat e fundit të takimit.
Pas 24 minutash lojë, Magpies shënuan golin e vetëm të ndeshjes, kur Gianluigi Donnarumma nuk arriti të kapte topin dhe Alexander Isak shënoi nga topi i kthyer.
Tre minuta më vonë, Achraf Hakimi u rrëzua në zonë, por VAR-i sinjalizoi se nuk kishte penallti.
Ousmane Dembele lëshoi një mundësi të artë shënimi, pasi në minutën e 82-të nuk arriti të shënonte nga afërsia.
I pafat ishte edhe Kylian Mbappe (88’), që goditi jashtë portës brenda zonës së Newcastles.
Por, sulmuesi francez i barazoi shifrat në 1-1 falë një penallti që u shkaktua nga loja me dorë e Valentino Livramentos (90+7′).
Dortmundi është lider i Grupit F me dhjetë pikë dhe tashmë i kualifikuar, PSG me shtatë, Newcastle dhe Milani me pesë. /Telegrafi/
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...