Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë se janë të lumtur që kanë në skuadër sulmuesin Cristiano Ronaldo.
Ronaldo mungoi në ndeshjen kundër Atalantas, ndeshje të cilën e klubi italian e fitoi me rezultat 3 me 1, ndërsa në ndeshjen ndaj Milanit u zëvendësua, gjë që shkaktoi të jetë i pakënaqur dhe u largua nga “San Siro” pa përfunduar ndeshja, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Paratici ka deklaruar se janë shumë të lumtur që pesë herë fituesi i Topit të Artë, luan në Torino.
“Jemi të lumtur që kemi lojtarin më të mirë në botë, ndoshta më të mirin në histori dhe fansat janë gjithashtu shumë të lumtur”, deklaroi ai.
Ronaldo dje (26 nëntor) luajti tërë ndeshjen kundër Atletico Madrid, ndeshje të cilën e fituan me rezultat minimal 1 me 0./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...