UEFA ka kërkuar nga tifozët të parashikojnë ndeshjen mes Kosovës dhe Republikës Çeke.
Organi drejtues i futbollit ka kërkuar me anë të një postimi në faqen zyrtare për të dhënë parashikimin e takimit të sotëm (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Kosova luan kundër Çekisë në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Sipas rezultateve të parashikimit nga tifozët në UEFA, Kosova del fituese me 58.64 për qind, ndërsa gjasat për të fituar Çekia janë 32. 86 për qind.
Vetëm 8.5 për qind e tifozëve kanë zgjedhur barazimin si një rezultat përfundimtar të kësaj ndeshje.
Takimi i shumëpritur në kryeqytet fillon në ora 15:00 dhe portali Arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale pas çdo zhvillimi./arbresh.info/

Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Prizren
Përmbytje masive në jug të Francës
Ekstradohen në Kosovë dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkomb...
Gruaja e raportuar e zhdukur gjendet në Junik, arrestohet i ...
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...