Sipas David Moyes, Manchester United mund t’i dhuroj kosovarit Adnan Januzaj vazhdimin e kontratës.
Januzaj iu bashkua Sunderlandit në formë huazimi nga Manchester United për një sezon verën e kaluar, por ka dështuar për të shkëlqyer te “Macet e Zeza” që tashmë janë dëbuar nga Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë muajin e kaluar se ka vendosur rreth të ardhmes së Januzajt, por nuk e ka zbuluar vendimin e tij.
“Ai është një talent shumë i mirë”, tha fillimisht Moyes. “Nuk do të ishte befasi nëse Manchester United e merr atë dhe i ofron një kontratë të re”
“Ai është lojtari më i mirë teknik. Ai do të ketë një të ardhme të madhe. Performancat e tij kanë qenë shumë të mira”
Januzaj, i cili gaboi tmerrësisht me transferimin në formë huazimi te Borussia Dortmudi sezonin e kaluar, ka dështuar për të shënuar brenda 24 paraqitjeve në Premierë Ligë për Sunderlandin.
“Për të ka qenë shumë vështirë këtu”, tha Moyes. “Kërkoja nga Adnani për të shënuar gola sepse ne nuk kemi shënuar mjaftueshëm këtë vit”./arbresh.info
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё