Kombëtarja e Kosovës po ballafaqohet tashmë me vende të ndryshme të botës në garat e UEFA-së dhe FIFA-së derisa merr pjesë në kompeticionet më të rëndësishme të këtyre dy organizatave të mëdha të futbollit botëror.
Kjo ka bërë që interesimi i tifozëve për të parë nga afër Kombëtaren e Kosovës të rrite jashtëzakonisht shumë dhe kapaciteti aktual i stadiumit “Fadil Vokrri”, i cili është rreth 13 mijë ulëse të mos mjaftojë.
Në ndeshjen me Greqinë ku Kosova pësoi disfatë me rezultat 1-0 ndërsa është bërë e ditur se janë shitur tashmë brenda ditës të gjitha biletat për ballafaqimin me Irlandën e Veriut.
Duke parë këtë situatë, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se janë duke punuar së bashku me Komunën e Prishtinës dhe qe së shpejti pritet të fillojë projekti i zgjerimit të tribunës lindore të stadiumit në Prishtinë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se kapaciteti aktual i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nuk i përmbush kërkesat për numrin e madh të të interesuarve, prandaj ndjejmë keqardhje që shumë qytetarë janë të shtrënguar që ndeshjen ta ndjekin nëpërmjet ekraneve televizive. Mirëpo, po punojmë së bashku me Komunën e Prishtinës, që së shpejti ta fillojmë projektin e zgjerimit të tribunës lindore, e cila do të na mundësojë që të kemi numër më të madh të tifozëve në stadium”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në “Facebook”. /arbresh.info/
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik