M’Baye Niang dhe Gabriel Paletta nuk janë stërvitur me Milanin para ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Shkëndijës, gjë që ka lënë të kuptiohet se ata janë në shitje.
Rossonerët kanë zhvilluar seancën stërvitore këtë pasdite (e mërkurë), ndërsa dy lojtarët e përmendur munguan.
Niang është në bisedime me Spartakun e Moskës, ku mund të kalojë për një shumë ndërmjet 18 dhe 20 milionë euro.
Ndërkaq, Paletta ka qenë i lidhur me skuadra, si Torino, Genoa dhe Fiorentina.
Nga ana tjetër, në stërvitje janë angazhuar Jose Ernesto Sosa dhe Alessio Romagnoli, i cili është duke u kthyer nga lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushe për një kohë të gjatë.


Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...