Christian Panucci beson se dallimi ishte fizik mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Kombëtarja shqiptare pësoi disfatë me rezultat 2 me 0 në “Loro Boriçi” mbrëmjen e sotme (e premte) duke i nisur me humbje ndeshjet në kuadër të kualifikimeve në Kampionatit Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Trajneri italian ishte i kënaqur me pjesën e parë, por shton se dallimi ishte forma fizike e lojtarëve.
“Në pjesën e parë kemi luajtur mjaftë mirë, kemi pasur mundësi për të shënuar”, ka thënë fillimisht 45-vjeçari.
“Në pjesën e ditë kemi treguar shumë pak, forma fizike e lojtarëve ishte shumë e dobët dhe ne kishim vetëm një goditje në portë, dallimi ishte fizik”
I pyetur rreth statistikave të tmerrshme që tregojnë se problemi nuk është tek fati, Panucci tha:
“Është shumë e vështirë, unë fus dy sulmues në fushë, në qoftë se nuk shënojmë, këta janë lojtarët, kjo është skuadra”, përfundoi ai./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...