Sergio Ramos ka dështuar dy herë radhazi nga penalltia në barazimin e Spanjës kundër Zvicrës të shtunën mbrëma në një ndeshje të Ligës së Kombeve.
Ramos po e bënte paraqitjen e 177-të rekorde duke u bërë lojtari evropian me më së shumti paraqitje për ekipin kombëtar, por ishte një ndeshje për t’u harruar, transmeton Gazeta Express.
Portieri Yann Sommer ia mbrojti penalltinë e parë 34-vjeçarit duke u hedhur në krahun e djathtë.
Në penalltinë e dytë, Ramos u përpoq të shënonte në stilin panenka, por dështoi dhe Sommer e priti topin në dorë.
Të dy penalltitë e humbura nga qendërmbrojtësi i Real Madridit ndodhën kur Spanja ishte duke humbur 1:0, pas golit të Remo Freulerit.
Por Spanja ia doli ta barazoi rezultatin falë golit të Gerard Morenos në minutën e 89-të, pas një harkimi nga Sergio Reguilon.
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...