Shqipëria luan sonte ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në udhëtim tek Serbia.
Jo vetëm për shkak të historisë, por edhe se ky është ‘treni i fundit’ i kuqezinjve për një biletë në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, shkruan Arbresh.info.
Kjo përballje e madhe fillon nga ora 20:45.
Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen dhe futbollistët janë duke kryer përgatitjet e fundit para kësaj ndeshje.
Në zhveshtoret e stadiumit në prag të daljes në fushë, futbollistët e kombëtares po motivohen me këngë e Ilir Shaqirit.
Në një video të publikuar nga Gazeta Olle, dëgjohet në sfond njëra prej këngëve të ikonës së muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri.
Kanë mbetur edhe rreth 25 minuta deri në nisje të kësaj përballje./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...