Pamje nga Qendra Nacionale e Xhudos në Kosovë

15:11 | 28 Shtator 2021

Sot është bërë hapja solemne e Qendrës  Nacionale të Xhudos në Kosove, më saktësisht në Pejë.

Në këtë ceremoni kanë qenë pjesëmarrës krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe poashtu Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Mairus Vizer.

Gjatë inaugurimit të Qendrës Nacionale të xhudos, është zbuluar poashtu edhe emri i rrugës i cili është emëruar me emrin e Presidentit të Federatës së Xhudos, Mairus VIzer.

Pas fjalimeve krerët  kanë pasur mundësinë të hyjnë mbrenda ku edhe është bërë prezantimi dhe ekspozimi i disa prej sportistëve të xhudos.

Kryeministri i vendin, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij ka thënë se bashkërisht kanë arritur të ndërtojnë “Shtëpinë”  e tyre të re.

“Bashkërisht, u kemi ndërtuar shtëpi të re kampionëve aktualë olimpik dhe kampionëve të tjerë të ardhshëm”- ka thënë Kurti.

Ndërsa Vjosa Osmani ka dekoruar dy sportistët të cilat kanë fituar medalje të artë olimpike në Tokio.

Presidentja ka nderuar me medalje dy kampionet olimpike me titullin “Nderi i Republikës”.

Ndërsa Distria  është dekoruar me dy medalje me atë të “Medaljen Presidenciale dhe “Nderi i Republikës, pasiq Nora Gjakova më herët është dekoruar me “Medalje Presidenciale.

Poashtu është dekoruar edhe trajneri i xhudistëve, Driton Kuka me medalje Presidenciale. /arbresh.info/

Pamje nga Palestra:

 

Lajmet më të lexuara