Cole Palmer ka kaluar një sezon me ngritje e ulje tek Chelsea, mirëpo protagonizmi nuk i ka munguar që nga transferimi nga Manchester City.
Këtë sezon me Chelsean në Premier League ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar tetë asistime, shkruan Arbresh.info.
Goli i tij i mbrëmshëm i siguroi fitoren Chelseat ndaj kampionit të shpallur të Anglisë, Liverpoolit.
Me atë realizim Palmer hyri edhe në histori të klubit anglez pasi ka arritur të hyjë në top 10 golashënuesit më të mirë në Premier League.
Tashmë ai ka 37 gola në sezonin e tij të dytë dhe është golashënuesi i 10-të më i mirë në histori të Chelseas në Premier League.
Atij i duhen dy gola që ta kaloj Anelkan i cili është i nënti, kurse vendin e parë e ka legjenda, Franc Lampard me 147 gola./Arbresh.info

KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...