Dy gjigantët turk, Galatasaray dhe Fenerbahçe do të takohen sot (e shtunë) me fillim nga ora 16:45 në kuadër të finales së Superkupës së Turqisë.
Kjo ndeshje ishte paraparë fillimisht të luhej me fillim nga ora 20:30, por deri tek ky ndryshim i orarit erdhi për shkak të erës së fortë në Stamboll dhe reshjeve të pritshme në mbrëmje.
Teksa kanë mbetur më pak se 2 orë deri në fillimin e këtij takimi, tashmë ka shpërthyer një përleshje e madhe mes tifozëve.
Dy tifozeritë u përballën me njëra-tjetrën afër stadiumit dhe u desh intervenimi i forcave të rendit për të parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes.
Vlen të theksohet se kjo finale do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik ‘Ataturk’ dhe gjyqtar kryesor do të jetë Halil Umut Meler.
Hera e fundit kur këto dy skuadra janë përballur këtë sezon ka qenë në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Turqisë.
Ai takim kishte përfunduar pa fitues, me të dy skuadrat që luajtën baras 1-1 ku për Galatasaray kishte realizuar Leroy Sane ndërsa për Fenerbahçen, Leroy Sane./Telegrafi/
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...