Olympiacosi është ndalur me barazim pa gola nga Pafosi në ndeshjen e parë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e luajtur në Athinë u mbyll me rezultat 0-0, shkruan Arbresh.info.
Qipriotët arritën të marrin një pikë të artë nga udhëtimi në Greqi, përkundër se luajtën nga minuta e 26-të me një lojtar më pak.
Bruno u ndëshkua me të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë në fushë, por pavarësisht kësaj Pafos u mbajt deri në fund për të fituar një pikë.
Takimin e radhës Olympiacosi e luan ndaj Arsenalit në udhëtim, kurse qipriotët do të kenë punë me Bayernin.
Edhe sfida tjetër u mbyll me barazim por atje pati gola. Slavia Prague dhe Bodo/Glimti zhvilluan super paraqitje ku në fund ndeshja u mbyll 2-2.
Çekët patën avantazh prej dy golave por norvegjezët u rikthyen në fund. Mbodji shënoi për 1-0 për Slavian.
Në minutën e 54-të, Hogh pati mundësi të mirë për të barazuar por nuk u tregua i saktë nga 11-metërshi.
Pas kësaj Slavia dyfishoi rezultatin me golin e Mbodjit në minutën e 74-të. Nuk vonoi shumë dhe Bodo rihapi sfidën përmes Bassit.
Kurse në minutën e 90-të, Fet barazoi gjithçka në 2-2. Deri në fund nuk pati gola përkundër dy mundësive të mira të Slavia Pragues.
Takimin e ardhshëm çekët e luajnë ndaj Interit, ndërsa Bodo/Glimti takohet me Tottenhamin./Arbresh.info
90′ | Hosté vyrovnali, zbývá 7 minut nastavení. Hoši, bojovat!
🔴⚪️ 2:2 🟡⚫️ #slabod pic.twitter.com/V5pBCayTXn
— SK Slavia Praha (@slaviaofficial) September 17, 2025
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...