Prishtina dhe Llapi po luajnë finalen e Kupës së Kosovës për vitin 2025.
Rezultati pas pjesës së parë është 0-0, shkruan Arbresh.info.
Dy skuadrat patën raste shumë të mira shënimi por nuk arritën të shënonin.
Në minutën e 11-të, Dion Gallapeni harkoi në zonë, mirëpo intervenoi sigurt Marjan Coric.
Axel Gnapi lëshoi dy mundësi të njëpasnjëshme, duke mos arritur që të mposhtë portierin e Llapit.
Hasani i skuadrës nga Podujeva tentoi me një goditje në minutën e 16-të, por edhe ky u bllokua.
Gnapi vazhdoi të jetë njeriu kryesor në sulmin e Prishtinës, por pa efikasitet.

Llapi në anën tjetër dilte shpejtë në sulm, por që në pasimin e fundit nuk ishin të saktë.

Në minutën e 43-të, Ardit Tahiri kishte një mundësi të artë shënimi, por Kolaj i Prishtinës lëshoi portën me kohë dhe ia largoi topin nga këmbë./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...