Gjilani ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Vendasit nisën ndeshjen më mirë kur arritën që të kalojnë në avantazh në minutën e 15-të me anë të Elton Cales i cili shënoi për 1-0, shkruan Arbresh.info.
Kurse Dukagjini barazimin e gjeti me anë të Altin Mërlakut, i cili shënoi në minutën e 52-të për rezultatin 1-1.
Deri në fund dy skuadrat patën mundësi që të realizonin por asnjëra nuk u tregua e saktë.
Kështu pas 27 xhirove, Gjilani tani ka 27 pikë të grumbulluara dhe gjendet në pozitën e tetë në tabelë, ndërsa Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 35 sosh.
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...