Mesut Ozil mund të jetë larguar nga Real Madridi shumë vjet më parë, por Real Madridi vazhdon të mbetet në zemrën e mesfushorit të Fenerbahces.
Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë e përcolli me emocione El Clasicon e së shtunës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë dikur, dhe iu gëzua triumfit të ish-klubit të vet, raporton Gazeta Express.
Ozili e festoi fitoren e Real Madridit 2:1 kundër Barcelonës me një postim në rrjetet sociale.
Për më tepër, ish-ylli i Arsenalin mendon se Reali është tani favorit për ta fituar titullin në La Liga.
“Ndeshje e mahnitshme. Pikë të mëdha, shumë të mëdha. Favorit për titull tani”, shkroi Ozil në Twitter.
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...