Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, gjenerali Mohammad Pakpour, u vra në sulmet e së shtunës në mëngjes që shënuan valën e parë të sulmeve të koordinuara SHBA-Izrael, sipas zyrtarëve izraelitë.
Sakaq, pretendohet se sulmet izraelite ndaj Iranit vranë dhe plagosën shumë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dhe stafin kryesor operativ.
Shpërthime të mëtejshme pasuan sulmet në qytetet e Qom, Isfahan, Kermanshah dhe Lorestan, tha agjencia e lajmeve Mehr, duke treguar se sulmet u shtrinë përtej kryeqytetit.
Zyrtarë të lartë iranianë u shënjestruan gjithashtu në sulmin izraelit ndaj Teheranit, sipas raporteve të mediave izraelite.
Mediat raportojnë se Izraeli po përgatitet në fazën fillestare për katër ditë sulmesh të përbashkëta intensive ndaj Iranit, duke cituar një zyrtar sigurie.
Në përgjigje, Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të parlamentit të Iranit, tha në X:
“Ju paralajmëruam! Tani keni filluar një rrugë që nuk është më në kontrollin tuaj”.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...