I padëshiruari te Arsenali, Mesut Ozil ka thënë se shumë në klub po ndjejnë mungesën e ish-menaxherit Arsene Wenger.
Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, nuk e ka regjistruar Ozil për ndeshjet e Ligës Premier dhe të Ligës së Evropës këtë sezon, transmeton Telegrafi
E ardhmja e tij ka qenë shumë e përfolur sidomos pas këtij vendimi ‘absurd’, por Ozil ka mbetur i palëkundur për qëndrimin në Emirates.
Ozil së fundmi është pyetur nëse e konsideron Wengerin si një baba, ndërsa ai nuk hezitoi të tregojë se i mungon ish-trajneri.
“Ai ishte me të vërtetë një menaxher fantastik dhe gjithashtu si një figurë babai për mua dhe shumë lojtarë të tjerë…”.
“Unë mendoj se shumë njerëz përreth Arsenalit me të vërtetë po e ndjejnë mungesën e tij”, ka thënë Ozil.
Wenger ishte një nga arsyet kryesore që Ozil vendosi të largohej nga Real Madridi drejt Arsenalit shtatë vjet e gjysmë më parë në një transferim prej 42.5 milionë funtesh./Arbresh.info/
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...