Ousmane Dembele pasi fitoi Topin e Artë: Shumë gëzim, krenari dhe emocion, një ëndërr e bërë realitet

09:23 | 23 Shtator 2025
D.H

Ousmane Dembele fitoi mbrëmë ‘Topin e Artë’ për herë të parë, duke u shpallur lojtari më i mirë në planet.

Një vit kalendarik i jashtëzakonshëm për anësorin francez i cili realizoi 35 gola dhe dhuroi 16 asistime, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu ishte fitues i Ligës së Kampionëve, Ligue 1, Kupës së Francës, Superkupës së Francës, Superkupës së Evropës, si dhe finalist në Botërorin e Klubeve.

Pas këtij triumfi ai shkroi shkurtimisht në rrjetin social Instagram, ku tha se është një ëndërr e bërë realitet për të.

“Shumë gëzim, krenari dhe emocion. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur gjithmonë gjatë këtij rrugëtimi”, thuhet në reagimin e tij.

Dembele pati një karrierë jashtëzakonisht me ulje-ngritje, ku lëndimet ia pamundësuan që të vazhdoj formën e lartë tek Barcelona.

Më pas ai u transferua tek Parisi, ku edhe shkëlqeu edicionin që lamë pas. Fituesi i Topit të Artë, luajti për disa kohë edhe për Dortmundin, dhe që të tri këto klube ai i falënderoi në gala mbrëmjen e mbajtur në Paris mbrëmë pasi që e fitoi këtë çmim./Arbresh.info

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ousmane Dembélé (@o.dembele7)

Shpërndaje në rrjete sociale