Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, duket se është shumë pranë kalimit te kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germain.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është pranë finalizimit dhe PSG-ja do ta aktivizojë klauzolën e lirimit të tij në vlerë 50 milionë euro.
Marrëveshja për Dembelen mund të vij pas largimit të mundshëm të yllit Kylian Mbappe nga klubi parisien.
Fituesi i Kupës së Botës do të largohet nga PSG-ja pasi që ka refuzuar kontratën e re – aktualja i skadon pas një viti.
Saga e Mbappes dhe PSG-së ka filluar para rreth një muaji, ku ai bëri të ditur se nuk do ta vazhdoj kontratën aktuale te PSG-ja.
Klubi parisien mori vendim menjëherë ndaj Mbappes, duke i dhënë ultimatum që deri në fund të këtij muaji të nënshkruajë marrëveshjen e re, ose do të vendoset në shitje.
Francezi së fundmi mori një ofertë të majme nga Arabia, në vlerë prej 700 milionë euro, por që e refuzoi./kk
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin