Orges Arifi është sërish fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Evropian të karatesë. Të shtunën në Yerevan të Armenisë, Arifi që përfaqëson Shqipërinë, pësoi disfatë në finalen e kategorisë deri 60 kilogramë nga Akhmed Akhmedov.
Rusi që garon me flamurin e Federatës Evropiane të Karatesë (EKF) e që në gjysmëfinale e kishte eliminuar karateistin tjetër të Kosovës, Islam Selmanin, fitoi me rezultatin 2:1, pas luftës shumë të fortë që shfaqën.
Për 29-vjeçarin Arifi ishte paraqitja e dytë në finale të Kampionatit Evropian të karatesë.
Deri në finalen e Evropianit të kategorisë deri 60 kilogramë në Armeni, Arifi i fitoi katër luftëra. Me rezultatin 2:1 e eliminoi Balsha Vojinoviqin e Malit të Zi në raundin e parë. Në raundin e dytë fitoi 4:2 ndaj karateistit çek, Martin Drabeg. Luftë të fortë zhvilloi edhe me spanjollin Urko Primicia Velasco, të cilin e mundi 1:0.
Në vitin e kaluar, Arifi e fitoi të argjendtën në Evropianin që u organizua në Zarë të Kroacisë. Medaljet në Kroaci dhe Armeni janë sukseset më të mëdha në karrierë për Arifin.
Arifi e kishte fituar të argjendtën e parë pesë vjet pasi u largua nga Kosova dhe u kthye te Shqipëria.
Nga Kosova ishte larguar bashkë me disa karateistë të tjerë, duke pretenduar në përkrahje të pamjaftueshme dhe trajtim jo të duhur nga Federata e Karatesë.
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra
Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet në spital, mjekët flas...
Bashkimi fiton me rikthim ndaj Prishtinës, hap i madh drejt ...
Trepça fiton sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës,...