Gjilani, Drita dhe Llapi do të jenë tri ekipet që do ta përfaqësojnë Kosovën në garën e Conference League në edicionin e ardhshëm.
Ballkani, si kampion i Kosovës në futboll do të garojë në rrethin e parë kualifikues për garën më prestigjioze evropiane, Champions League, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, Gjilani, Drita dhe Llapi do të kenë punë në kualifikimet për Conference League.
Shorti për rrethin e parë kualifikues në Conference League do të tërhiqet më 14 qershor.
Ndeshjet e para luhen më 7 korrik, kurse ato të kthimit një javë më vonë, më 14 korrik.
Edhe pse sezoni 2021/22 në Superligë nuk ka përfunduar, tani veçse dihen ekipet që do të marrin pjesë në garat e UEFA-s.
Llapit i duhet edhe një pikë nga tri ndeshjet e fundit, ose të mos humbasë në ndeshjen ndaj Prishtinës.
Nëse asnjëra s’kryen punë, Llapi mund të shkojë si fitues i Kupës së Kosovës, ku në finale takohet me Dritën.
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?