Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, ka kryer me sukses operacionin në shpatull në Londër, sipas raportimit nga Fabrizio Romano.
Objektivi është që Bellingham të rikuperohet brenda tre muajve, me një rikthim të parashikuar rreth fundit të tetorit, shkruan Arbresh.info.
Stafi mjekësor i Real Madridit do të kujdeset nga afër për rekuperimin e yllit anglez, në mënyrë që ai të jetë gati për fazën vendimtare të sezonit.
Bellingham pati probleme me shpatullën thuajse gjatë gjithë sezonit, mirëpo operimin e ka shtyrë që të jetë pjesë e skuadrës në momente të vështira duke marrë parasysh mungesat e shumta të Realit.
Jude këtë sezon ka luajtur në 58 ndeshje, dhe ka shënuar 15 gola si dhe ka dhuruar edhe 15 asistime./Arbresh.info
View this post on Instagram
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...