Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris nuk do të ketë nevojë të operohet pas lëndimit të rëndë që pësoi në disfatën ndaj Brightonit.
Por, kapiteni i “Spursëve” ka pësuar një dëmtim të ligamenteve dhe nuk pritet të kthehet në stërvitje deri në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Pas vetëm tre minutave lojë në stadiumin Amex, francezi tentoi të ndalë krosimin nga Pascal Gross por me të rënë në tokë pësoi një lëndim të tmerrshëm duke dislokuar krahun.
Me largimin e tij nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor, skuadra e tij pësoi një disfatë të thellë 3 me 0 duke rritur presionin ndaj “Spursëve”.
32-vjeçari do të jetë jashtë fushës deri në vitin e ardhshëm./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Rreth 4 milionë euro për QKMF-në e re në Suharekë