Reprezentuesi i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian ka arritur në Paris për të diskutuar transferimin e mundshëm të futbollistit brazilian në PSG.
Emisarë nga Barcelona kanë shkuar po ashtu në Paris mëngjesin e sotëm (e martë) për t’i dhënë një shtytje finale negociatave me skuadrën franceze derisa vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e Neymar në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Kërkesat ekonomike nga PSG janë shumë të larta dhe klubi i Barcelonës nuk mendon të bëjë shumë shpenzime për brazilianin.
Me këtë gjendje, Barcelona ka propozuar te PSG mundësinë për të shtuar një lojtar të skuadrës së tyre si pjesë e këtij operacioni në mënyrë për të zvogëluar kërkesat ekonomike te kampionit të Francës.
Dhe kështu është shfaqur Philippe Coutinho, një lojtar i shijes së trajnerit Tuchel por që nuk ka pasur sukses te Barça.
Bazuar në një raport nga Esporte Interativa, reprezentuesit e tij kanë shkuar në Paris për t’iu adresuar kësaj çështje.
Në rast se kjo rezulton siç raportohet, Barça do të bënte një hap të madh në përpjekjet e tyre për ri-nënshkrimin me Neymar./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116