Nëse Manchester United nuk do të paguajë çmimin e kërkuar prej 60 milionë eurosh për Andre Onanan, atëherë Chelsea apo edhe Al-Nassr mund të jenë gati të paguajnë tarifën.
Portieri është në merkato pasi ka ardhur vetëm një vit më parë nga Ajax si lojtar i lirë, kështu që çdo shitje do të jetë fitim i pastër.
Edhe atëherë, çmimi minimal i kërkuar është 60 milionë euro duke përfshirë shtesa dhe bonuse të ndryshme, por sot u raportua nga Sky Sport Italia se Manchester United nuk mund të ofrojë më shumë se 40 milionë euro.
Ka palë të tjera të interesuara, përfshirë Chelsean, por CBS Sports sugjeron se një propozim shumë më fitimprurës mund të vijë nga Liga Saudite Pro.
Al-Nassr thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e Onanës, i cili ndihmoi Interin të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.
Kjo edhe për shkak se Al-Nassr duhet të bëjë pa portierin David Ospina, dikur i Napolit , për shkak të dëmtimit.
Megjithatë, në moshën 27-vjeçare, ndërkombëtari i Kamerunit mund të mos jetë gati për të shkuar në Ligën Pro të Arabisë Saudite.
Interi sapo shiti Marcelo Brozovic te Al-Nassr për 18 milionë euro, por do të jetë i kujdesshëm, pasi sauditët ndryshuan propozimin e tyre disa herë gjatë negociatave./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...