Olympiacos ka vazhduar tutje në fazën tjetër në UEFA Evropa Liga me fitoren befasuese mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër AC Milanit.
Skuadra greke fitoi me rezultat 3 me 1 takimin e fundit në fazë të grupeve të zhvilluar si nikoqir në stadiumin Georgios Karaiskakis kundër gjigantit italian, shkruan portali arbresh.info.
Çuditërisht, mbrojtësi Cristian Zapata, i cili shënoi një gol dhe një autogol gjithashtu, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi – 7.7.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe mbrojtësit e skuadrës nikoqire Cisse dhe Elabdellauoi (7.6 – të dy).
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate (5.6)./arbresh.info/

Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...