Lajme të mira vijnë nga SC Gjilani.
Gjendja e futbollistit të këtij ekipi, Oltion Bilalli, po normalizohet gradualisht.
Burime brenda klubit gjilanas njoftojnë se sot futbollistit kosovar i është kthyer vetëdija e plotë dhe se ai i ka njohur ata që i kishte afër, duke shfaqur stabilitet.
Bilalli u lëndua në xhiron e fundit pas një dueli në ajër me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli duke përfunduar në tokë pa ndjenja, për t’u transferuar më pas me autoambulancë në spitalin e Gjilanit e prej aty në QKUK në Prishtinë.
Atij i uruan shërim të shpejtë futbollistët, por edhe sportistët në përgjithësi, klubet dhe figurat e njohura në Kosovë.
Shpresojmë që sa më shpejt Bilalli ta marrë veten dhe në një të ardhme të afër t’i kthehet edhe futbollit, pasionit të tij të madh./ge
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...