Sulmuesi i Chelsea-s, Olivier Giroud ka arritur marrëveshje me Inter Milan për transferimin në verën e ardhshme.
Francezi ka kaluar disa vështirësi këtë sezon në krye me trajnerin, Frank Lampard, andaj ka bërë vetëm pesë paraqitje në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttosport, Giroud ka arritur marrëveshje me “Neurazurët” për kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdim edhe për 12 muaj.

Giroud në kontratën momentale me “Blutë” ka mundësi të vazhdojë edhe për një vit, por e ka refuzuar këtë mundësi.
Kontrata e tij skadon në fund të muajit qershor, mirëpo do qëndrojë në “Stamford Bridge” deri sa të përfundojë sezoni./arbresh.info.
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...