Gerard Pique është fishkëllyer nga tifozët e Kombëtares së Spanjës me të dalë në fushë për të kryer stërvitjen e parë përgatitore për kualifikimet për botërorin e Rusisë, derisa situata politike në Kataloni mbetet e rënduar.
Barcelona një ditë më parë mposhti 3:0 Las Palmas në ‘Camp Nou’ në një ndeshje që u zhvillua pa tifozë derisa po votohej në referendum për pavarësinë e Katalonisë.
Pique ishte njëri nga lojtarët që u deklarua më së ashpërsi ndaj La Ligas, që refuzoi të pranonte shtyrjen e ndeshjes Barcelonë – Las Palmas.
Mbrojtësi i Barcelonës ishte ndër të parët që mbështeti referendumin për shkëputjen e Katalonisë nga Spanja, teksa ka shtuar se është i gatshëm edhe të largohet nga kombëtarja nëse shihet si një pengesë aty.
Kjo ka bërë që ai të pritet me fishkëllima të mëdha, në qendrën stërvitore të Spanjës në Madrid.

Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...