Talenti i Real Madrid-it, Martin Odegaard ka vendosur të mos transferohet te Milan gjatë verës sepse ka zgjedhur të vazhdojë huazimin te Real Sociedad.
Odegaard kërkohej nga “Rosonerët”, të cilët transferuan Theo Hernandez nga Real-i vitin e kaluar dhe janë të lidhur me transferimin e Luka Jovic, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, norvegjezi e ka informuar Real Sociedad-in se ka dëshirë të mbetet edhe në vitin 2020-21.

Odeegard kishte mundësinë të përfundonte huazimin dhe të rikthehej te “Los Blancos”, por shkaku i Luka Modric gjithçka ndryshoi sepse kraoti dëshiron të përfundojë karrierën në “Santiago Bernabeu”.
Odegaard ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tetë asistime në 29 ndeshje./arbresh.info.
Dinamo merr kryesimin, ngec Vushtrria, afrohet Liria – ashpë...
Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja ...
Dalin pamjet, si nisi zjarri që “përpiu” gjysmën e pallatit ...
Papa Leone XIV me thirrje për ndaljen e luftës në Ukrainë: A...
Milan fiton minimalisht ndaj Veronës, triumf i madh i cili i...
Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare edhe para 2030-ës