Martin Odegaard është një nga lojtarët që ka shënuar progres të madh.
Lojtari i Real Madrid, që këtë sezon ka luajtur si i huazuar me skuadrën e Real Sociedad, Odegaard, ka bërë disa paraqitje spektakolare.
Odegaard me paraqitjet e tij ka fituar edhe besimin e ‘Los Blancos’ që tashmë duan ta rikthejnë në skuadër sa më parë.
Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe Leonid Slutsky, ish trajneri i lojtarit kur ky luante te Vitesse, i cili ka shprehur mendimin se norvegjezi është gati për fanellën e Real Madrid.
“Ai tashmë është lojtar i kalibrit botëror. Ai është në gjendje të luftojë për pozitën e tij në secilën skuadër në botë. Nëse Madrid i jep shansin, Martin do të përfundojë duke luajtur aty”, ka thënë Slutsky.
“Kur e pash duke luajtur në Bernabeu, isha i bindur se ai ka kualitetet për Real Madrid. Skema e skuadrës nuk është problem për të. Ai mund të luaj si ‘10’, por edhe në krah. Nuk ka lidhje nëse është 4-4-2 ose 4-3-3”, ka shtuar rusi.
Real Madrid do të bëjnë të pamundurën që të rikthejnë lojtarin sa më parë nga huazimi. Në anën tjetër, Sociedad do të tentojë ta mbajë edhe për një vit, ashtu siç parasheh kontrata.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...