Darwin Núñez ka dhënë miratimin fillestar për një kalim të mundshëm te Napoli.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, sulmuesi i Liverpoolit është i hapur ndaj transferimit, pasi i është paraqitur projekti sportiv nga trajneri Antonio Conte, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, transferimi tani varet nga aspektet financiare.
Liverpool kërkon një shumë të konsiderueshme për kartonin e uruguaianit, ndërsa edhe paga e lartë e lojtarit pritet të jetë një pikë kyçe në negociata.
Aktualisht vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 45 milionë euro. Teksa me Liverpoolin ka një kontratë deri në vitin 2028.
Napoli e sheh Núñez si një zëvendësues potencial për Victor Osimhen në rast të largimit të tij, por marrëveshja mbetet e komplikuar dhe kërkon kohë.
Uruguaiani iu bashkua Liverpoolit në vitin 2022 nga Benfica, por nuk mbushi pritshmërinë e klubit anglez.
Që nga transferimi tek “The Reds”, Nunezi ka luajtur në 140 ndeshje ku ka shënuar 40 gola e 26 asistime./Arbresh.info
?? Understand Darwin Núñez has given his initial green light to Napoli, open to the move after being presented Conte’s project.
Deal now depends on financial feasibility as Liverpool want important transfer fee and salary will also be key topic.
??? https://t.co/1JKAxDG8lV pic.twitter.com/Juchfh6pch
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 23, 2025
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari