Jasir Asani vazhdon shkëlqimin tek skuadra e tij Gwangju në Korenë e Jugut.
Futbollisti nga Shkupi sot ishte protagonisti kryesor në barazimin 2-2 ndaj Daejonit në kuadër të xhiros së 20-të, në kampionatin korean, shkruan Arbresh.info.
Ai fillimisht shënoi në minutën eë 56-të, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Teksa edhe asistoi në golin e dytë, për ta rikthyer avantazhin në 2-1. Mirëpo kjo paraqitje fenomenale e tij nuk mjaftoi për t’i marrë tri pikët, pasi skuadra e tij pësoi edhe një gol dhe u ndal me barazim 2-2.
30-vjeçari shënoi golin pestë dhe asistimin e parë këtë edicion me klubin në 17 ndeshje të luajtura në kampionati.
“Bomberi” shkupjan lidhet me një transferim të mundshëm në Japoni këtë merkato./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...