Liverpooli ka marrë një tjetër lajm të keq pas eliminimit në Carabao Cup nga Crystal Palace.
Futbollisti i krahut të djathtë, Jeremie Frimpong do të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë javë pas një dëmtimi në muskul (hamstring) që pësoi kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve.
TalkSPORT raportoi se problemi i fundit i 24-vjeçarit me muskujt e pasmë do ta mbajë jashtë fushës për gjashtë javë, duke sugjeruar se një rikthim në dhjetor, në kulmin e periudhës festive, mund të jetë shpresa e tij më e mirë.
Me një listë ndeshjesh vendimtare në horizont, përfshirë përballjet me Aston Villën, Real Madridin dhe Manchester Cityn, skuadra e Slot pritet të vihet nën presion të madh, ndërsa situata e holandezit mund të përkeqësohet.
Ky është lëndimi i dytë që pëson Frimpong brenda këtyre muajve, që nga transferimi i tij tek Liverpooli në verë nga Bayer Leverkuseni./Arbresh.info
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...