Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për futbollistin e Real Madridit, Dani Carvajal.
Spanjolli i cili sapo u rikthye nga dëmtimi, ka marrë sërish një tjetër ‘goditje’ në karrierën e tij. Mbrojtësi i djathtë i cili u aktivizua dje disa minuta në ‘El Clasicon’, të cilën Reali e fitoi 2-1 ndaj Barçës, është lënduar përsëri, shkruan Arbresh.info.
Real Madridi ka dal me një njoftim sa i përket dëmtimit të ri të futbollistit i cili do ta mbaj jashtë fushave për më shumë se dy muaj.
Siç njoftoi klubi madrilen të hënën në mbrëmje, Carvajal i është nënshtruar një artroskopie në gjurin e djathtë për të hequr një material të lirë në kyç.
Para këtij lëndimi ai kishte munguar rreth katër javë pas një dëmtimi në hamstring në sfidën me Atletico Madridin.
Kjo është hera e tretë që ai do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi ai u dëmtua në fillim të sezonit të kaluar në ACL, lëndim që e mbajti jashtë fushavë për afro një vjet.
33-vjeçar ka qenë shtylla kryesore e mbrojtjes së Real Madridit brenda kësaj dekade, mirëpo tash e një vjet nuk po mund të kontribuoj me ekipin që bëri histori.
Ndryshe, mungesa e tij mund edhe të mos vërehet shumë pasi tashmë Reali ka gati mbrojtësin tjetër të djathë, Trent Alexander-Arnold, i cili po ashtu sa është rikthyer nga një lëndim që pati./Arbresh.info
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...