Nuk kanë fund problemet për Samir Nasri, aktualisht lojtar i lirë pasi e ka ndërprerë kontratën me turqit e Antalyaspor më 31 janar.
Në shkurt, futbollisti francez u pezullua për doping dhe, me sa duket, nuk sheh dritë në fund të tunelit.
UEFA e ka zgjatur nga gjashtë deri në tetëmbëdhjetë muaj dënimin e shqiptuar për ish-mesfushorin e Manchester City, për shkak të një “autotransfusioni” me qëllim terapeutik, veprim që nuk lejohet nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA).
I vetmi lajm i mirë është se Nasri do të skualifikohet në mënyrë retroaktive, duke filluar nga data 1 korrik 2017 e jo nga shkurti, kur ai arriti në gjykimin e parë. Kjo do ta lejojë atë për t’u kthyer që të luajë në janarin e ardhshëm, të vitit 2019.
Ai do të jetë në gjendje të stërvitet nga 1 nëntori, duke pritur për një ekip, që vendos ta bartë në radhët e veta, pavarësisht nga problemet e shumta që e kanë shoqëruar karrierën e tij.
Diçka mund të thuhet me siguri: nuk ka dyshime për talentin e tij.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...