Pas humbjes me Celta Vigon 2-0 dhe problemeve të shumta brenda klubit madrilen, tashmë mbrojtësi brazilian, Eder Militao është një tjetër shqetësim.
Braziliani ka pësuar dëmtim mbrëmë në ndeshjen ndaj Vigos, dhe është larguar nga fusha në një gjendje të keqe, shkruan Arbresh.info.
Pas ekzaminimeve mjekësore, Real Madridi ka dal me një njoftim për gjendjen e futbollistit.
“Pas testeve të kryera ndaj lojtarit tonë Éder Militão nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një këputje të tendinit të biceps femoris në këmbën e majtë, duke prekur veçanërisht tendinin proksimal. Gjendja e tij do të monitorohet në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e Real Madridit.
Sipas MARCA-s lëndimi i Militaos është i rëndë dhe futbollisti pritet të jetë jashtë fushave për 3-4 muaj.
Historiku i lëndimeve të rënda të Militão-s e kthen këtë goditje të re në një sfidë edhe më të madhe.
Në gusht të vitit 2023 ai pësoi këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Vetëm një vit më vonë, në nëntor 2024, një tjetër këputje e LCA-s në gjurin e djathtë, me dëmtim të të dy meniskeve, e mbajti larg fushave për gjithsej 438 ditë./Arbresh.info/
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...