Malisheva dhe Drenica patën përballje të nxehtë në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës, por ndeshja përfundoi 0-0.
Malishevasit e filluan mjaft mirë takimin, duke krijuar shanse të mira shënimi, por u mungoi konkretizimi.
Me kalimin e minutave, skuadra nga Skenderaj filloi ta merrte vetën dhe tregoi lojë më të rrezikshme, por nuk arritën të tundin rrjetën e vendasve.
Edhe 45 minutat e dytë kishin një skenar të ngjashëm përveçse Drenica ishte edhe më e rrezikshme.
Djelmoasht e Arsim Thaçit shpërdoruan mundësi të mira në minutat e mbetura, por që edhe mysafirët u treguan të vëmendshëm.
Malisheva vazhdon luftën për t’i ikur barazhit dhe gjendet në vendin e shtatë me 44 pikë, aq sa ka edhe Drenica që është në të tetin.
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...