“Nuk ishte për të kuq, Griezmann po tentonte topin”

08:20 | 20 Tetor 2021

Felipe ka mbrojtur shokun e skuadrës, Antoine Griezmann.

Griezmann, që i shënoi dy gola Liverpoolit, u përjashtua me të kuq në minutën e 52-të, pasi ndërhyri rrezikshëm në Roberto Firminon.

Për Felipen nuk ishte për të kuq.

“Për mua ishte ndërhyrje për të verdhë, sepse Griezmann po e shikonte topin për ta kontrolluar”, u shpreh ai.

Atletico humbi në fund 3-2 dhe sipas Felipe ishte e pritshme kjo pas përjashtimit të Griezmann.

“Të luash me një më pak kundër një rivali si Liverpooli është e komplikuar”. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara