Supergoli nga ylli kosovar Besant Celina ishte vendimtar për skuadrën e tij në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë).
Ipswich Town siguroi tri pikë të plota në takimin e zhvilluar si nikoqir kundër Leeds United, shkruan portali arbresh.info. Goli i bukuar i realizuar në minutën e 67′ nga reprezentuesi i Kosovës i mjaftoi skuadrës në Championship për të siguruar fitore me rezultat minimal 1 me 0.

Derisa po zhvillohej minuta e 67’, talenti kosovar i huazuar nga lideri i Premierë Ligës – Manchester City, pranoi topin në gjysmën e fushës së skuadrës mysafire dhe me disa lëvizje të jashtëzakonshme depërtoi para tre lojtarëve për të finalizuar në formë perfekte goditjen e tij.
Në një distancë rreth 30 metra larg nga porta, 21-vjeçari la plotësisht të pa shpresë portierin.
Brenda 22 paraqitjeve në Championship te Ipswichi këtë sezon, Celina ka shënuar gjashtë gola./arbresh.info/
https://twitter.com/Channel5Sport/status/952229880967524352
https://twitter.com/Official_ITFC/status/952232343871344640
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot