Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë një statistikë interesante në këtë sezon në La Liga.
Barça ndeshjen e fundit e fitoi ndaj Deportivo La Coruna me rezultat të thellë 4 me 0, por që ‘jashtëtokësori’ nuk rendit në listën e golashënuesve.
Megjithatë, Messi kundër Deportivos goditi tre here shtyllën brenda 90 minutave.

Gjiganti kataluans në këtë sezon në total shtyllën e ka goditur, 26 herë në 26 ndeshje. Skuadra e Ernesto Valverdes, prinë në tabelë me 42 pikë, gjashtë më shumë se vendi i dytë.
Te 26 shtyllat kanë marrë pjesë Messi, i cili kryeson listën me 14 shtylla, Suarez me 4, Pique ka 3, Paulinho 2, Rakitic, Deulofeu dhe Jordi Alba nga një. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...