Alberto Zaccheroni do ta kishte preferuar më shumë Zlatan Ibrahimovicin në skuadër sesa Cristiano Ronaldon.
Ish trajneri i Milanit, Juventusit, Interit dhe shumë klubeve tjera, e sheh më efektiv Ibrën se Ronaldon në Serie A.
“Kam trajnuar kampionë të shkëlqyer në karrierë, nga Oliver Bierhoff te George Weah e te Adriano, por i vetmi që pendohem që s’kam mundur ta stërvit është Zlatan Ibrahimovic”, tha Zaccheroni për “Il Giornale”.
“Ai është i përjetshëm dhe ende nuk e kuptoj se si nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë”.
“Në Itali, ai të dhuron më shumë ekuilibër se Ronaldo”.
“Nuk është rastësi që shumë lojtarë të rinj janë rritur që prej ardhjes së tij (te Milani)”.
“Ai nuk është vetëm golashënues, ai transmeton besim te të gjithë shokët, kujdeset për ekipin në momente të vështira”. /Gazeta Express/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...