Atdhe Nuhiu është pronocuar për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas stërvitjes së parë në Bullgari.
‘Dardanët’ sot kanë mbërritur në Bullgari, për ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2020.
Nuhiu para kësaj ndeshje, ësthë shprehur optimist, duke thënë se Kosova në këtë ndeshje do të hy me mentalitet fitorje.
“Stërvitja e sotme ka shkuar shumë mirë. Temperaturat janë paksa të larta, por e tillë është si për ne si për bullgarët. Sa i përket ndeshjes me Bullgarinë do të shkojmë me mentalitet për fitore, por se a do t’ia arrijmë këtij qëllimi mbetet të shihet”, ka deklaruar Nuhiu, përcjell ‘lajmi.net’.
“Edhe në ndeshjen e parë kundër bullgarëve, por edhe kundër Malit të Zi luajtëm shumë mirë, por ka shumë faktorë në lojë që ndikojnë në rezultatin e një ndeshje, siç ishte edhe lëndimi i Zenelit”.
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit
Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe v...
E hëna, dita më e ftohtë e javës në Shqipëri
Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?