Mark Williams fitoi titullin e tretë kampion bote, plot 15 vite pas triumfit të dytë, duke mposhtur në finale rivalin John Higgins.
43-vjeçari Williams fitoi me rezultatin 18-16, duke u bërë kampioni më i vjetër në moshë që nga koha e uellsianit Ray Reardon, që ishte 45 vjeç kur triumfoi në vitin 1978.
Por, ajo që përbën më shumë lajm është premtimi i dhënë prej tij përpara finales, se do të dilte në konferencë për shtyp tërësisht i zhveshur nëse do të shpallej kampion bote.
Sa i përket sfidës, kjo finale ishte më e dyluftuara që prej vitit 2005, kur Shaun Murphy mposhti Matthew Stevens me të njëjtin rezultat.
Williams përfitoi një shumë rekord prej 425 mijë paund, duke e çuar vlerën totale të triumfit në 750 mijë paund, ndërsa pritja e Higgins për titullin e tij të pestë mbetet ende një objektiv.
“E pabesueshme! Një vit më parë nuk isha fare këtu dhe e pashë finalen nga shtëpia”, tha Williams për BBC Sport. “E kam menduar seriozisht tërheqjen, por gruaja ime Joanne më kishte thënë se nuk mund të rrija në shtëpi e të flija gjatë të gjithë kohës”
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...