Franca arriti fitore me një përmbysje të madhe ndaj Belgjikës 3-2, për të prekur finalen e Ligës së Kombeve, aty ku do të takohet me Spanjën.
Golat për belgët u shënuan nga Carrasco 37-të dhe Lukaku 41-të, gjersa për francezët u realizuan nga Benzema 62-të, Mbappe 69-të dhe Theo Hernandes në minuten e fundit shtesë
Lojtari më i vlerësuar sipas ‘Sofascores’ ishte Kylian Mbappe, i vlerësuar me notën 9.0, për të vazhduar më pas me De Bruynen i vlerësuar me notën 8.3, si dhe Benzema i cili u vlerësua me notën 7.6.

Kylian Mbappe përveç golit e asistit, arriti të kompletoj edhe nëntë driblime nga 10 të tentuara, gjersa fitoi 12 nga 16 duele të mundshme, si dhe krijoi dy shanse për gol e pati 5 goditje.
Ky ishte goli i 18-të i Mbappes në 50 paraqitje për Kombëtaren Franceze, i cili theu rekordin si lojtari më i ri që prek këtë shifër për Francën.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...