Arsenali ka siguruar fitore në finalen e ‘FA Cup’ të zhvilluar ndaj kampionit në Premierë Ligë, Chelseat.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger fitoi me rezultatin 2 me 1 takimin e zhvilluar në ‘Wembley’ këtë të shtunë duke siguruar këtë trofe për të tretën herë brenda katër viteve, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, dhe sulmuesi i “Bluve”, Diego Costa, janë dy lojtarët të vlerësuar me notën më të lartë të ndeshjes (7.8).
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është vlerësuar me notën 7.6.
Mesfushori i Chelseat, Moses, i cili u largua nga fusha pas ndëshkimit me dy kartona të verdhë, është lojtari me dobët i ndeshjes (5.3)./arbresh.info

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...