Liverpooli i është kthyer fitoreve pasditen e sotme (e shtunë) duke siguruar fitore minimale 1 me 0 kundër Brightonit.
“Redsat” kanë siguruar tri pikë të plota në takimin si mysafirë të zhvilluar në stadiumin Amex në kuadër të xhiros së 22-të në Premier Ligë kundër skuadrës së Chris Hugtonit falë golit nga superylli Mohamed Salah, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi egjiptian realizoi golin vendimtar të këtij takimi në minutën e 50′ duke u treguar i saktë me goditjen e tij nga penaltia, të cilën e siguroi pas një ndërhyrje të palejuar ndaj tij.
Mohamed Salah është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje – 8.0.
Xherdan Shaqiri, i cili ishte startues në këtë takim mjaftë të rëndësishëm për skuadrën e Jurgen Klopp, është vlerësuar me notën 6.3 që është nota më e dobët te skuadra e strategut gjerman.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mesfushori i Brightonit, Pascal Grob (5.6)./arbresh.info/

Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...