Nora dhe Akil Gjakova do të hyjnë në histori të Lojërave Olimpike pasi do të jenë garuesit e parë deri më tani si flamur mbajtësit e vetëm vëlla e motër në histori të ceremonisë së hapjes së këtij eventi madhor.
Xhudistët pejan do të jenë bartës të flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të LO “Paris 2024”, shkruan Arbresh.info.
Kjo ceremoni do të mbahet me datë 26 korrik në lumin Sena.
Kujtojmë se nga Lojërat Olimpike të kaluara ‘Tokyo 2020’, Komiteti Olimpik Ndërkombëtare vendosi që flamurin e secilit shtet që merr pjesë ta bartë një djalë dhe një vajzë si shkak i barazisë gjinore.
Në lojërat e fundit olimpike flamur mbajtësit e shtetit tonë ishin Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova./Arbresh.info
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...